Rama: PD e izoluar, të huajt dhe shqiptarët e kanë braktisur
Një ditë pas protestës së 13 majit, Rama është shprehur se ajo ka qenë një mesazh i qartë për PD se ajo çdo ditë e më shumë po braktiset si nga vetë demokratët por edhe nga ndërkombëtarët. “Blofi i PD se po nuk hyri në zgjedhje do të kthehet pas nuk ka funksionuar, PD brenda vendit po humbet terren, demokratët po e braktisin dhe nuk kanë ndërmend t’i japin mbështetje aventurës së turpshme. Ndërsa jashtë vendit PD i janë prerë kontaktet serioze, i ka humbur të gjithë miqtë, përfshirë edhe miqtë e së djathtës Europiane, askush nuk merret më me PD, që nuk e ka kuptuar se PD është barrikada e fundit e drejtësisë së kalbur”, tha Rama. Sipas kreut të qeverisë, nëse nuk do të ishte ligji i Vettingut Basha nuk do të ishte izoluar në atë që Rama e quan “bunker prej plastamasi”, pasi sipas tij ai i trembet pasojave të këtij ligji. “Ikja e PD në drejtim të paditur do të lexohet si pasoja e Reformës në Drejtësi, pasi në fakt është komplet e tillë, pasi po të mos ishte kjo PD nuk do ta conte ndërmend bojkotin. Reforma në Drejtësi ka prekur pikat nevralgjike të sistemit politik pa filluar që të zbatohet. PD i ka shanset që të mos kthehet të mos kthehet, por nuk ka shans të bllokojë zgjedhjet dhe Vettingut”, tha Rama. Fjala e plotë e Edi Ramës Kjo që kaloi ishte një javë ishte një moment kulmor i BE me vendin dhe popullin tonë. Hahn është edhe zëvendës i PPE, e cila u angazhua për të bindur partinë mike, PD të kthehet në rrugën e arsyes demokratike. Tani nuk ia vlen të merremi me PD, por të flasim për rëndësinë e letrës së Hahn drejtuar shqiptarëve për të mos lejuar kthimin pas të Shqipërisë në rrugën drejt celjes së negociatave dhe dua t’iu them që jo vetëm ne letrën e Han por të gjitha kontaktet; Reforma në drejtësi dhe jo sjellja e papranueshme e PD do të vendosin fatin e Shqipërisë. Blofi i PD se po nuk hyri në zgjedhje do të kthehet pas nuk ka funksionuar, PD brenda vendit po humbet terren, demokratët po e braktisin dhe nuk kanë ndërmend t’i japin mbështetje aventurës së turpshme. Ndërsa jashtë vendit PD i janë prerë kontaktet serioze, i ka humbur të gjithë miqtë, përfshirë edhe miqtë e së djathtës Europiane, askush nuk merret më me PD, që nuk e ka kuptuar se PD është barrikada e fundit e drejtësisë së kalbur. Demokracia kurrë shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet, qoftë edhe PD. Por qëndrimi i prerë dhe në bllok i BE në mbrojtje të zgjedhjeve ka edhe një arsye tjetër; Europa ka vlerësuar reformat e 3.5 viteve. Të gjithë e kanë kuptuar se jemi seriozë dhe të vendosur për të bërë shtet dhe nuk jemi lëkundur përballë asnjë reforme sfiduese. Shqipëria që duam është ende larg edhe në arenën e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, por puna e deritanishme na ka dhënë besim. Zhbllokimi i Vettingut do të na ulë në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE. Ikja e PD në drejtim të paditur do të lexohet si pasoja e Reformës në Drejtësi, pasi në fakt është komplet e tillë, pasi po të mos ishte kjo PD nuk do ta conte ndërmend bojkotin. Reforma në Drejtësi ka prekur pikat nevralgjike të sistemit politik pa filluar që të zbatohet. PD i ka shanset që të mos kthehet të mos kthehet, por nuk ka shans të bllokojë zgjedhjet dhe Vettingut. Parlamenti i ri pa PD do të zhbllokojë Vettingun në votimin e parë. Ja pse është me rëndësi, që 18 qershori të kthehet në ditën e agimit të drejtësisë së re. Shqipëria do të hyrë në një cikël të ri politik, ekonomik dhe social në atdheun e tyre, do të marrë një përmbajtje të re, duke folur më shumë për njerëzit dhe më shumë punë. Kjo është një fushatë vendimtare, pasi është interesi i cdo shqiptari. Cdo shqiptar duhet të përfshihet për të kuptuar rëndësinë strategjike.