“Pavarësisht se hyri në zgjedhje PD mbetet një kërcënim i madh për shkak të mungesës së vizionit dhe aftësisë për të bërë pushtet” kështu deklaroi kryeministri Rama paraditen e sotme në një takim me fermerët në Korçë.
Rama foli për një nivel të ri të dialogut politik. “Ajo që PD ka treguar deri në 48 orë përpara është se nuk dinë të bëjnë shtet por vetëm të çmontojnë shtetin. Ajo që kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapa është katastrofë. Kemi 1 mijë gjëra që as nuk mund të bëhemi bashkë, ama në fund të ditës jemi përfaqësues të këtij populli dhe nuk na ka borxh populli. Vettingu u bë, do votohet dhe do ta votojnë të gjithë. ” tha Rama