Rama: PD ka vendosur të ngujohet në çadër nga frika e drejtesise

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj në qytetin e Beratit, duke deklaruar se Partia Demokratike ka hyrë në çadër për shkak të frikës nga drejtësia. Rama tha se opozita është bërë mburojë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli. Rama: PD ka vendosur të braktisë zgjedhjet, t’i hyjë rrugës së frikës që ka kapur lidershipin e saj nga drejtësia. Duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t’i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata, do të bëhet nami. Prindërit tuaj akoma nuk e kanë harruar se ku i çoi paratë e tyre marrëzia e atyre që janë ngujuar në bunkerin e plasmasit. Të gjithë këto vite, njerëzit e ndershëm të këtij vendi, me punë, sakrifica, fal edhe njerëzve në emigracion, e kanë ngritur bazën familjare të cilën ne nuk mund ta lejojmë të rrënohet. Siç po luftojmë me mish e me shpirt të miratojmë Vettingun do të luftojmë me mish e me shpirt për të rritur mirëqenien. Ju e keni parë se si nga frika për t’u përballur nesër me drejtësinë, ata janë bërë sot mburoja e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli. Kjo e gjitha do të marrë fund më 18 qershor dhe me këtë do të mbyllet edhe kapitulli i PD-së siç e kemi njohur deri më tani.

Artikulli paraprak‘FAMILJE SUPERKOMUNISTE’,NISHANI HEDH NË GJYQ ISH-ZV/KRYEMINISTRIN
Artikulli tjetërVETËPLAGOSET ME ARMË ZJARRI I RIU, SHKAKTOI PLAGË NË KOKË