Nga qyteti i Elbasanit ku zhvilloi bashkëbisedime me qytetarët, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te protesta e pedagogëve, ku tha se rroga e tyre është rritur më shumë se e të tjerëve. Kreu i qeverisë tha se pagat e ministrave dhe deputetëve nuk janë rritur prej 9 vitesh që kur PS ka ardhur në pushtet dhe as ajo e kryeministrit.

‘Por, nuk mund të ndahemi tek fakti që pedagogëve i është rritur rroga më shumë se të tjerët, më shumë se të gjithë të tjerët dhe të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë në këtë përpjekje, do të thotë njëkohësisht që të refuzojmë të pranojmë çdo lloj monstruoziteti, çdo lloj gënjeshtre, çdo lloj marrëzie dhe të futemi në vallen e të marrëve thjeshtë sepse vetëm janë disa njerëz të dëshpëruar që duan me çdo kusht të marrin pushtetin. Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave. Nuk janë rritur asnjëherë pagat e deputetëve. E nuk kanë për tu rritur, as paga e kryeministrit nuk diskutohet, sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjeshtë: Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që tja u rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, ne nuk kemi pse e rrisim pagën tonë.’- u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ASNJË HUMBJE JETE, 20 QYTETARË JANË INFEKTUAR
Artikulli tjetër“NUK DO CËNOJMË SOVRANITETIN”, VJOSA OSMANI PËR INICIATIVËN FRANKO-GJERMANE: QËLLIMI I TYRE ËSHTË…