
Kryeministri Edi Rama në një takim me kandidatët për deputetët e qarkut të Elbasanit, theksoi progresin e arritur nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ai e përshkroi situatën e vendit si një sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar se, nga pozita e një shteti që nuk vlerësohej, Shqipëria tani ka përfunduar negociatat në një kohë rekord. Ai gjithashtu nënvizoi se ky është një moment historik, ku Partia Socialiste është partia e duhur në kohën e duhur, ashtu si Partia Demokratike në vitet ’90.
“E nisëm nga vrima e fundit e kavallit nuk na i hidhte njeri sytë, sot mund të jemi shteti që i kemi bërë negociatat në kohë rekord, 3 vite, nuk ka ndodhur më parë.
Nëse ne lëkundemi më 11 maj, sikur 3 muaj, ne nuk e kapim 2027 dhe nuk dihet çfarë ndodh me BE-ne. Ato janë tronditur nga ato që kanë ndodhur dhe thonë sot e duam sa më shpejt në BE Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ky është momenti në histori kur PS është partia e duhur në kohën e duhur. Siç qëlloi PD në vitet ’90”, tha ai.