Brenda javës në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Periodico.

“Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë.

Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA. Në fillim brenda javës do të vijnë rreth 1000. Ato janë kryesisht aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”.

Artikulli paraprakMASAKRA NE MIRDITE, MARK MARKU: NJE NGA NGJARJET ME TE SHEMTUARA TE REGJIMIT KOMUNIST
Artikulli tjetërTHETH, NJIHUNI ME HISTORINË 400-VJEÇARE TË KULLËS SË NGUJIMIT