Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e Presidentit Ilir Meta në Zërin e Amerikës.

Sipas Ramës, Ilir Meta nuk e mbajti dot rëndesën e Presidentit dhe tani është thjesht partia e katërt e opozitës.

Edi Rama: Ne e dinim që kur votuam që po zgjidhnim një President nga opozita. Mbase i kemi rënë në qafë Bujar Nishanit kur thonim që nuk ka më keq se ai.

Në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, kryeministri ka komentuar edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Edi Rama: Është virtyt që të rikrijosh vetëveten gjatë punës tënde në mënyrë që të shmangësh rënien në rutinë. Nuk kemi bërë ndryshime të një kabineti 1 vjeçar, kemi ndryshuar një skuadër 5 vjeçare, e cila është pozicionuar jo pa qëllim në kampin parlamentar.

Artikulli paraprakRAMA FLET PËR SKENAR MAQEDONAS TË OPOZITËS: NËSE ZGJEDHJET DO MBAHESHIN TË DIELËN I FITON PS
Artikulli tjetërBOGDANI KOMENTON NË TWITTERIN E DAUL: VOTAT U BLENË NGA KRIMI