Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e OKB-së për Ballkanin e Hapur, ku tha se do të forcojnë bashkëpunimin në rajon, ndërsa tha se mund të përfshihen jo vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut por edhe vende të Ballkanit si Turqia dhe Greqia.
“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë së bashku me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me RMV në dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, u shpreh Rama.