Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë në kuadër të paketës së rezistencës sociale.
“Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur të menjëhershëm kudo në Europë dhe botë, me çmime që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar panik dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë”, ka thënë Rama, ndërsa shtoi: Kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës që ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjetikës.