Kryeministri, Edi Rama, në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE” thotë se Shqipëria nuk është një ndër vendet më të varfra në Europë, por ndër vendet më pak të pasura.
Edi Rama: Nuk jemi një ndër vendet më të varfra në Europe , jemi një ndër vendet më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim.
Sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinet të largët, ndërsa ne jemi në mes të Evropës.
Jemi ndër më pak të pasurit, po ecim përpara.
Së dyti nuk patëm një fushatë të zgjedhore të dhunshme dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje.
Patëm një fushatë elektorale me pjesëmarrje shumë të madhe rreth 80% të banorëve.
Së treti po në jemi një vend Europian në mes të Evropës, kemi probleme përpiqemi që t’i zgjidhim, bëjmë reforma rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur.
Përndryshe Këshilli Evropian nuk do kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.