Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se tani do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që 500 mijë shqiptarë të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.
“LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan Rama.