Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kanë replikuar me njëri-tjetrin në rrjetet sociale një ditë para protestës së opozitës.

Kryeministri Rama deklaroi në ‘Twitter’ se audio-përgjimi i PD kundër Agron Xhafajt është sajesë e esadistëve të rinj. Basha i është përgjigjur me një video, ku shprehet se esadistët që po pengojnë Shqipërinë janë vetë Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj.

Më tej, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për qytetarët një ditë para protestës së opozitës, se kush do t’i bashkohet kësaj proteste del kundër çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duke shtuar se Basha i do qytetarët për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të Brendshëm trafikant droge.

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE. Edi Rama, kryeministër i vendit

Menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama se kush i bashkohet protestës së opozitës, del kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ka ardhur reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha.

Në deklaratën e tij, kryeministri Rama shkruante se audio-përgjimi i PD kundër Agron Xhafajt është sajesë e esadistëve të rinj, ndërsa në përgjigjen e tij, Basha publikon një video në ‘Facebook’, ku tregon sipas tij, se cilët janë këta esadistë.

Sipas kreut të PD, esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Evropa janë Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndërsa përsërit thirrjen ndaj qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme.

Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa:Lulzim Basha, kryetar i PD

Artikulli paraprakGRABITJA NE PROKURORINË E DURRËSIT, ARRESTOHEN DY TË DYSHUAR
Artikulli tjetërI ARRESTUARI PËR GRABITJET E DOSJEVE NË PROKURORI, NËN AKUZË PËR GRABITJE PRONASH NË ISHËM