Kreu i qeverisë thotë se me rritjen e pagave, Shqipëria bën kapërcimin e madh ndërsa përmend faktin që përmendet në mediat ndërkombëtare si destinacion që duhet të vizitohet. Sipas tij, në vendn tonë vijnë konsumatorë që i shërbejnë turizmit dhe ndikojnë në ekonominë e vendit.
“Është e kotë fare që sot bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë qeverisë po bën rritjen më të lartë historike të pagave dhe kapërcimin e madh të shumëpritur e për të cilin jemi përpjekur dhe kemi duruar jashtëzakonisht shumë përballë befasive e fatkeqësive që s’i kemi sjellë ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo javë muaj e vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër, e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar është rregullisht, çdo javë në faqet e mediave më ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar.
Shihni çfarë ndodh në aeroportin e Rinasit për të kuptuar çfarë Shqipërie është kjo sot në krahasim me ata dje. Të gjithë ata që vijnë sot janë konsumatorë, s’vijnë me bukë me vete. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk ndalon këtu. Deëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti. Kjo është e vërtetë por ama janë 2 gjëra që kemi bërë dhe 1 gjë që po ndodh. Me pagat minimale është faktor i pamohueshëm dhe ajo që bëjmë me sektorin publik është tjetër faktor i pamohueshëm dhe të dyja bëjnë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme.
Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit.”, tha Rama.