Në podkastin ‘Flasim’ kryeministri Edi Rama në këtë episod kishte të ftuar e emigrantë të rikthyer si dhe të huaj të cilët kanë zgjedhur që të jetojnë në Shqipëri. Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.
“Këta janë katër nga shumë të tjerë që jetojnë, punojnë në Shqipëri, pavarësisht se vijnë nga vende të huaja, të afërta ose të largëta, të pasura ose edhe më të pasura, apo shqiptarë që janë rikthyer dhe që po vazhdojnë të rikthehen edhe pse dihet, numri i atyre që largohen, vazhdon, është më i lartë se numri i atyre që rikthehen, por ata që rikthehen, rikthehen me një histori, rikthehen me një eksperiencë dhe mbi të gjitha, rikthehen me arsye, të cilat janë vërtet interesante për t’u dëgjuar”, tha Rama.
Rama draft për Asociacionin, qeveria e Kosovës: Na duhet mbështetje, jo ndërmjetësues! Zv.kryeministri: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi
LEXO EDHE:
Rama draft për Asociacionin, qeveria e Kosovës: Na duhet mbështetje, jo ndërmjetësues! Zv.kryeministri: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi
Kryeministri u shpreh se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.
‘Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen. Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau””, ka thënë ai.
Ndër të ftuarit ishte drejtuesi i “UNUM Festival”, Mousa Ceesay. Duke folur për UNUM dhe impaktin që ka sjellë si në Shqipëri, Rama theksoi se këtë vit janë 20 mijë pjesëmarrës në këtë festival ndërkombëtarë.
Drejtuesi i “UNUM Festival” bëri të ditur se këtë vit, sepse ka pasur njerëz edhe nga Malajzia, Meksiko, Katari, nga kudo.
“Për mua, është ideja për t’u përpjekur e për ta hapur Shqipërinë për të gjithë, por çështja është se e kemi marrë tashmë në këtë rrugë. Nuk ka nevojë të nxitojmë. Njerëzit, në momentin që vijnë, të vetmin problem që kanë është të kthehen në vendin e tyre e të thonë: “Betohem në Zot që kanë energji elektrike”. Vendi juaj është e ardhmja e Europës, është e sigurt. Njerëzit nuk dinë asgjë rreth kulturës suaj, rreth Ilirëve, asaj çfarë keni qenë dhe çfarë do të jeni në të ardhmen. Personalisht, jam mjaft i prekur nga mikpritja juaj”, tha ai, ndërsa shtoi se sa më shumë kaloj kohë, aq më të vështirë e kam të largohem nga Shqipëria.
Lajm në përditësim…