Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar për premtimet e rritjes së pagave nga kryeministri Edi Rama duke thënë se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.

“Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re. janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Në momentin që do të kemi aktin apo veprimtarinë publike do të vendosim. Kur të jetë momenti do të duhet që të disponojmë me vendimmarrjen në lidhje me atë proces që është anonçuar. Për deklaratën nuk mund të jap një përgjigje. Ne duhet ta respektojmë ligjin dhe kodin zgjedhor. Duhet të shohim si vendosim me ligjin dhe kodin zgjedhor.

Pse kodi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare këtë nuk di që ta them. As deklarata e kryeministrit mbi Kodin zgjedhor nuk kam asnjë arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e caktuar në ligj është ligj. Sa kohë që një rregullim është pjesë e ligjit do të jetë strikt.’- tha Celibashi.

Artikulli paraprakZGJEDHJET VENDORE, META AKUZA RAMËS PËR RRITJEN E PAGAVE: PO DHUNON HAPUR KODIN ZGJEDHOR
Artikulli tjetër“NË 8 VITE PËRZUTË 30% TË SHQIPTARËVE”, BERISHA: KJO KONSIDEROHET AKT GJENOCIDI