Surprizat me listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit nuk ndalen.
Pas drejtoreshës së Infektivit Najada Çomo, kryeministri Rama ka ftuar edhe inxhinieren e ndërtimit Luljeta Bozo për të garuar si deputete e PS.
Duke folur në aktivitetin “Rindërtimi nuk ndalet”, Rama e vlerësoi Bozon si një profesioniste dhe figurë me integritet të lartë e cila është në vendin dhe kohën e duhur.
Rama: Më lejoni të ftoj dikë që me siguri ju do ta njihni, që e keni dashur dhe admiruar në një moment të veçantë, në ato ditë të tmerrshme pas tërmetit. Kur shpërndaheshin lajme të rreme që tërmeti do të bjerë në këtë orë apo atë orë nga ata të cilët sot pretendojnë të marrin besimin tuaj.
Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua dhe të vazhdoj të përcjell idenë se ne kemi bërë shumë por jo aq mjaftueshëm për të thënë “o sa mirë”. Të falenderoj për mundimin. Për të gjitha këto arsye je njeriu i duhur në vendin e duhur, kohën e duhur. Ndihma jote ka qenë shumë e vyer.