Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë turin e takimeve elektorale.

Protestuesit kanë protestuar me thirrjet “Rama ik”, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën.

Policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor.

Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë.
Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.

Artikulli paraprakMAKINA BIE NË LUMË, 9 PERSONA HUMBIN JETËN
Artikulli tjetërLETRA METËS PËR LAJÇAK: RAMA PO BËN PUÇ SHTETI, VENDI DREJT ANARKISË