Të pranishmëve në takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë në zonën e Orikumit në Vlorë, i ka tërhequr vëmendjen një mjet fluturues.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë hedhur një dron me një pankartë ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.
Rama ndodhet atje për të prezantuar strategjinë për turizmin.