Kryeministri Edi Rama vijon promovimet e zonave turistike në vendin tonë, ku mëngjesin e kësaj të shtune ka publikuar një video.
Në pamjet që gjeni më poshtë, promovohen zonat turistike në veri të vendit që nga Valbona, Thethi, Fierza, kalaja e Rozafës etj. Por edhe përballë këtij postimi, qytetarët nuk i kanë kursyer kritikat, ku një qytetar i shkruan “Ai liqeni është vepër e Enver Hoxhës, të tjerat vepra të Zotit. Ti bëj drejtësi për 21 Janarin dhe për disa krime të tjera ashtu siç pate premtuar.” “Vërtetë një bukuri e rrallë e natyrës, por për fat të keq qeveria juaj do që të ndërtoj një hidrocentral në Valbonë”, shkruan një tjetër komentues.