Kryeministri Edi Rama ka filluar të hedhë hapin e parë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Në platformën “Shqipëria që duam” është krijuar një faqe, që për të dokumentuar atë që Rama e quan “Pakti për Universitetin”.
Në këtë platformë janë publikuar 8 pikat e kërkuara nga studentët, për të cilat është hapur diskutimi.
Nga 8 pikat, 2 prej tyre kanë afat zbatimi fundin e janarit 2019. Këto janë ulja e tarifës me 50% dhe transparenca e buxhetit dhe financimet.
Për votën e studentëve në universitet, kryeministri Edi Rama ka lënë një afat vendimi Janar 2019. Por thotë se kjo praktikë nuk ndiqet në asnjë vend të botës.
Për transparencën e tutujve shkencorë është lënë si afat fillimi i zbatimit marsi i 2019.
Ndërsa për shkarkimin e gjithë anëtarëve të bordit dhe emërimin e anëtarëve të rinj me një proces të hapur, afati zbatimi është lënë shkurti 2019.
Për kartën e studentit afat zbatimi është lënë shtatori 2019.
Ndërsa përfundimi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale, afati i zbatimit është marsi 2019.
Pika 8 që ka të bëjë me vlerësimin e performacës për çdo IAL në vend, afati i fillimit të zbatimit është Mars 2019.