Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim, teksa sipas tij 2023 na gjen me një botim të dedikuar për Shqipërinë turistike në “Petit Futé”, një prej guidave më të njohura dhe prestigjioze franceze 🇫🇷

“Format praktik, i dedikuar për të gjithë udhëtarët francezë dhe udhërrëfyesi ideal për ta njohur Shqipërinë, duke iu shtuar kështu promovimit tonë për gjithë botën frankofone”, shkruan Rama.

“72% më shumë vizitorë francezë mikpritëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021”, përfundon ai.

Artikulli paraprakFITUESI I ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE RREZIKON DERI NË 12 VJET BURG, ZBULOHET AKUZA
Artikulli tjetërLAJM I MIRË NGA LUFTA NË UKRAINË, PUTIN JEP URDHRIN PËR ARMËPUSHIM, JA KËRKESA PËR KIEVIN