Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit qeveritar, ka publikuar foto nga takimi me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.

Kreu i qeverisë shqiptare u prite nga një ceremoni madhështore në pallatin presidencial në Ankara, në kuadër të takimit të përbashkët të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik.

6 marrëveshje u firmosën mes Shqipërisë dhe Turqisë në takimin e nivelit të lartë në Ankara. Presidenti turk Erdogan premtoi rritje të volumit tregtar në 2 miliard $ dhe kërkoi pastrimin e mbetjeve të organizatës FETO në Shqipëri.

Kryeministri Rama e falënderoi Erdogan për ndihmën në tre periudha jetë a vdekje për shqiptarët, ndihmën në tërmetin e vitit 2019, vaksinat COVID dhe njohjen e pavarësisë së Kosovë pak minuta pas shpalljes.

Artikulli paraprakDITË ME DIELL DHE RRITJE TEMPERATURASH, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërZBARDHET DRAFTI QË DO TË KALOJË PËR VOTIM TË ENJTEN NË KUVEND/ KRITERET, KUSH PËRFITON DHE KUSH PËRJASHTOHET NGA AMNISTIA PENALE