Në këtë fillim-viti, Kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar në Elbasan për të diskutuar mbi objektivat e qeverisë për vitin 2019.

Lajmi u publikua nga vetë kryeminsitri në tëitterin e tij ku shkruhet:
Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor.

Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës ministrat e rinj të emëruar edhe pse ende të pavotuar në parlament dhe ministrat tashmë të shkarkuar, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Që nga asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri u bëri thirrje anëtarëve të partisë se nuk do të merren më me emërime dhe se ato do të vijnë nga studentët që mbarojnë me mesatare 9 deri në 10, dhe për këtë, të gjithë dikasteret ministrore duhet të identifikojnë vendet e lira të punës për t’i hapur dyert studentëve ekselentë.

Detyrë të rëndësishme për këtë vit do të ketë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçei ngarkuar me detyrën e përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit në administratë.

Po ashtu edhe Eduard Shalsit do t’i ngarkohet detyra për të rritur sipërmarrjen vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Mbledhja e qeverisë u prit nga protesta dhe brohoritje për largimin e kryeminsitrit nga simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët mbanin flakadanë në duar. Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe deputeti demokrat Luciano Boçi.

Artikulli paraprakFUND MAKINAVE ME XHAMA TË ZINJ
Artikulli tjetërSHQIPTARËT QËLLOJNË ME ARMË BASHKATDHETARIN E TYRE DHE E HEDHIN NË LUMË