Me një kombinim të detajeve tradicionale shqiptare dhe moderne është rikonstruktuar hapësira e sallës VIP për udhëtarët e Aeroportit “Nënë Tereza”.
Lajmin dhe pamjet e ambientit i ka publikuar kryeministri Edi Rama i cili tha edhe se po kërkohen vajza dhe djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë të reja e lart. Ai shtoi se aeroporti është kthyer në një kantier ndërtimi, ndërsa po përgatitet për një numër rekord turistësh në sezoni që po afron.
POSTIMI I PLOTË
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan kryeministri nw Facebook.