Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale projektin për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër.
Rama ka theksuar edhe një herë rëndësinë që i jepet arsimit profesional për Shqipërinë 2030.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin e rilindjes së shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër, pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore në mbështetje të ambicies sonë për Arsimin Profesional për #SHQIPËRINË2030 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.