Kryeministri Edi Rama ju ka thënë ‘mirëmëngjes’ qytetarëve me një tjetër lajm të mirë për infrastrukturën kombëtare.
Ai ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shkruan se këtë vit nis realizimi i volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës.
Sipas tij, qeveria do garantojë një transformim shembullor të tyre, si dhe rritje të ndjeshme të ekonomisë e të punësimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pasqyrë të programit të infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizimin e volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës,
duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomise e të punësimit, ju uroj një fundjave të qetë.”