Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale momentin kur flamuri shqiptar vendoset pranë flamujve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Rama shkruan mbi videon e publikuar se Shqipëria tanimë është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilën e quan si tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB
Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës.