Kryeministri Edi Rama ka publikuar vlerësimin e prestigjozes botërore ”The Lancet” e cila merret me vlerësimin e sektorit të shëndetësisë.
Sipas Ramës, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban pikët më të larta në rajon. Po ashtu për të vendi jonë sa i përket sistemit shëndetësor gruphet dhe me disa vende lindore të BE.
Në videon e publikuar, Rama përdor këtë vlerësim si kundërpërgjigjie ndaj akuzave të PD që ka denoncuar se sistemi shëndetësor shqiptar është i rrënuar, me ilaçe të pasigurta si dhe me stafe mjekësore të keqpaguara teksa shëndetësia falas nuk ekziston.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë