Kryeministri Edi Rama, fton sërish studentët për të disatën herë që të pranojnë hapjen e një procesi dialogu.
Teksa ka shpërndarë në Tëitter, foton e një studenteje e cila thotë se studentët nuk janë si Basha, Rama thotë se ata sillen njësoj si kryedemokrati, në kohën e Cadrës para Bulevardit.
“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet,s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!?Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij!E pastaj në fund vetëm humbet!Kush ju kërkon pazare?Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG.”-shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama, iu ka kërkuar dialog studentëve që prej ditës së parë. Ndërkohë që këta të fundit, nuk pranojnë dialogun por kërkojnë plotësimin në distancë të 8 kërkesave të tyre. Kryeministri është shprehur i gatshëm madje që të realizojë më shumë sesa ka premtuar.