Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po japin deklaratën e përbashkët për shtyp.
Kryeministri Edi Rama deklaroi: Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë I vyer.
Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak.