
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në ‘X’ pas vendimit për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke e cilësuar këtë veprim si një “akt turpi”.
Rama theksoi se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe e ka quajtur drejtësinë një farsë ndërkombëtare.
‘Një nivel i ri i turpit nga një tribunal i turpshëm dhe pa turp, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë të zbrazëta dhe vullnetin e Kuvendit të Kosovës në një boomerang të brutale!’-shkruan Rama në ‘X’