Me rastin e kongresit të social-demokratëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministri Edi Rama thekson se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Kancelarin, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.