Kryetari i PS-së tha se pa vendosmërinë e PS-së nuk do të bëhej reforma në drejtësi, për të shembur pallatin e drejtësisë të korruptuar dhe për të ngritur një drejtësi të pavarur që po godet edhe vetë socialistët, partinw nw pushtet madje deri në nivelet e larta të saj. Por sigurisht ky rrugëtim pa mbështetjen e aleatëve do të ishte e pamundur.
“Ju mbase edhe më shumë se shqiptarët në Shqipëri, i ndiqni me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, edhe sa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike për tiu bindur ose se reforma në drejtësisë është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët poltike, ose ekstremi tjetër se reformën në drejtësi e bëri Amerika. Dhe goditjet e shumëpritura të të korruptuarve të paprekshëm po i bën Amerika. Amerika aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh?
Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi të korrupsionit nga pusetat deri dje të mbyllura me peshën e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet. Për të gjithë ata që duan të shohin e dëgjojnë të vërteën e çdokënd tjetër që do të kuptojë drejtë atë që ka ndodhur gjatë kësaj dekade të qeverisjes sonë është e thjeshtë.Ne duhet jo vetëm ta shkruajmë por ta kthejmë në fiksimin tonë. Pa shembur pallatin e korrupotuar të drejtësissë dhe pa i hapur rugën një drejtësie të pavarur të tjerat nuk kanë vlerë. Ëhstë nevojë kombëtare që i ka ardhur koha. Duke udhëhequr me ktë bindje do ta gjejmë rrugën e më në fund cdo shqiptar ta arrij ta prekë e ta kuptojë.
Kundërshtarët e reformën nëdëetjësi ata aqë sot ulërinnë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësise erdhën e ngritën dorën për rë miratuar reformën por kokën e mbanin ulur dhe deri sot është përpjekja historike që po i jeo frymën e vet konkrete e nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS-së. Pa diskutim mbështetja e paçmueshme e aleatëve tanë strategjikë në SHBA e Bruksel. Pa nbështetjen e aleatëve tanë nuk do ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e jashtëzakonshme të forcave që nuk e donin reformën në drejtësi. Por të mendosh se kjo reformë do të bëhej ndonjëherë realitet dhe një parti në pushtet në Shqipëri do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur sic po goditet edhe sot PS deri në nivelet e larta nëse ne nuk do ta kishim këtë vullnet do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër.