Në ceremoninë e fillimit të punimeve në ‘Mbretëresha Geraldinë’ u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një ‘kantier’ sa i përket reformimit.

“Ne sot jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve, për të rritur numrin e sallave dhe për t’i dhënë të gjithë trupës së shërbimit kushte cilësore. Materniteti do të ketë jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish por do të ketë edhe një qendër prematuriteti.

Patjetër që të gjithë elementet e projektit të ri janë si rezultat i analizës së thellë të nevojave. Zgjerimi i godinës aktuale por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të teknologjisë në këtë maternitet shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh që i përfshin të gjitha këto kantiere më të vogla. Synimi për të realizuar autonominë spitalore është tanimë në një proces të avancuar”, tha Rama.

Artikulli paraprakSERIE A ME PROPOZIM KONKRET: 100% STADIUMET PLOT ME TIFOZË TË VAKSINUAR
Artikulli tjetërAMBASADORJA KIM: SHQIPËRIA TË MARRË PARASYSH ROLIN E STUDENTËVE, KANË AFTËSINË TË NDIKOJNË NË DREJTIMIN E VENDIT