Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpreh besim se reforma në drejtësi do të votohet me patjetër në seancën e nesërme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky vend i përket popullit dhe për këtë arsye do të votohet reforma në drejtësi. Rama në FB: Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra ne xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdherie. Ky vend eshte i popullit dhe ky popull i perket Europes! Ditën e sotme ka reaguar Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland e cila u bën thirrje edhe një herë deputetëve të votojnë propozimin hibrid për reformën. Një ditë më parë deputeti i PD, Eduard Selami bëri publike votën e tij pro reformës pavarësisht qendrimit të PD.

Artikulli paraprakLORIK CANËS I NDODH E PAPRITURA E MADHE ME FC NANTES
Artikulli tjetërMARADONA: DO TË BËHESHA TRAJNER I KËTIJ EKIPI PA AS 1 EURO RROGË