Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Ndërsa kërkohet ndërhyrja e qeverisë dhe të dëgjohet zëri i popullit i cili kundërshton rritjen e çmimeve, Rama i përgjigjet komentuesit, duke theksuar se ai dhe qeveria e tij punon për popullin që e votoi dhe jo për ata që dalin në shesh, marrin mikrofonin dhe ofendojnë, në një kohë kur e gjitha bota,- shton kryeministri merr mikrofonin për të dalë në mbrojtje të Ukrainës.