Nis konferenca e ndërtimit. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri i Rindërtimit prezantojnë detaje mbi rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Gara ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase që do të përfshihen në procesin e rindërtimit. Bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, pra apartamente në lagje apo blloqe të reja banimi. Është realizuar gjithcka që është e nevojshme nga pikëpamja e rindërtimit.
Rindërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga shtëpia, gjëja e gjallë.
Ministrja e Kulturës është drejtuesja e të gjithë procesit të planifikimit- tha Rama.