Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte për të dytën herë nga KE për Shqipërinë është edhe rikonfirmim i një të vërtete shumë të të thjeshtë, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim.

Hapja e negociatave është një vendim që merret nga KE-ja, që përbëhet prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.

Nëse raporti i KE ndërtohet mbi kritere teknike duke verifikuar kryerjen detyrave, vendimmarrja i kalon kriteret teknike, subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e tij.

Jemi në kushtet kur nga brenda vendit u jepet forcave që janë kundër zgjerimit një ushqim kundër vendit. Në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave që janë të vendosura kundër zgjerimit” tha Rama.

Një nga kushtet për Shqipërinë për hapjen e negociatave ka qenë reforma në drejtësi. Kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje për ndërkombëtarët që kanë kërkuar ‘peshq të mëdhenj’ para drejtësisë. “Çfarë lloj ‘peshqish’ janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, të vegjël?

Cfarë lloj peshe kanë pasur ata mbi shpatullat e këtij vendi? Shumë të madhe. Një pjesë e të larguarve duhet të kthehen jo më për t’u vetuar, por për t’u hetuar për pasurinë pa fund” tha Rama. Kryeministri tha se nga 92 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në sitë, 60 janë përjashtuar.

Artikulli paraprakLIND FËMIJA I PARË MË 3 PRINDËR, ËSHTË DJALË
Artikulli tjetërUSHTRIA NË RINAS PËR SIGURINË NË AEROPORT, META MERR VENDIMIN E PAPRITUR