Rama: S’ka krisje të koalicionit PS e LSI mund të rriten bashkë

 

Për kreun e qeverisë, Edi Rama, nuk përbën aspak shqetësim rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në elektorat. Duke hedhur poshtë zërat e përhershëm për prishje të koalicionit, Rama theksoi se ka terren për të gjithë, madje këto dy parti mund të rriten së bashku. Të shtunën kreu i qeverisë mblodhi në takim informal në Gjirokastër ministrat e tij dhe deputetë të zonës. Po ashtu, gjatë së dielës, ai pati takime dhe me drejtuesit lokalë socialistë. Këtë fundjavë, Rama ishte në jug në kuadër të Rilindjes Urbane, ku krahas Gjirokastrës ishte dhe në Përmet, Këlcyrë e Tepelenë. Në të treja qytetet janë në zbatim projekte rehabilitimi të cilat synojnë tërheqjen e turistëve të huaj.

Artikulli paraprakAUTOBUZI PERPLASET ME NJE KAMION NE SHBA ,13 TE VDEKUR
Artikulli tjetërLIVING – TAMARE 23.10.2016