Rama: S’ka qeveri teknike, në zgjedhje do futemi edhe pa PD

Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të dalë nga çadra, pasi sipas tij nuk ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike dhe as oferta për shtyrjen e zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ në faqen e tij në Facebook ka deklaruar se ” Sot do të flas për krizën artificiale ku PD kërkon ta fusë vendin. Saliu dhe Basha nuk duan drejtësi. Gjykatësit japin të holla për revolucionin, të huaj jo dashamirës të këtij vendi se nuk duam që ne të bëjmë shtet. Secili ka hallin për një karrige për vete. Cadra si kështjellë rërë për tu mbrojtur nga vetingu. Nuk ka për të ardhur ndonjëherë për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve. Të vetmit që përfitojnë janë thashthemexhinjë profesionistë. PD thirrje për revolucionin e pamundur. Kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por e një partie të madhe pa lidership. PD ka zgjedhur të lëshojë ultimatume se do të fusë vendin në kaos. Jam i gatshëm edhe në cadër po të duan për dialog me opozitën. Jemi gati për dialog dhe cdo ndërhyrje në kodin zgjedhor, që PD mund të kërkojë dhe ta votojmë cdo gjë që nuk bie ndesh me standardet e OSBE. Së pari kjo qeveri ka detyrë të repsektojë shumicën dhe nuk mund të prishë kontratën me popullin deri në 18 qershor, nuk mund të negociohet. Prandaj kjo qeveri do të vazhdojë punën e nisur deri në 18 qershor. As opozita dhe aq qeveria nuk kanë asgjë në dorë për datën e zgjedhjeve. Jam i bindur se PD do të votojë Vetingun dhe do të futet në zgjedhje. Mos paraqitja në zgjedhje e PD ne nuk do t’i bashkohemi një mungesë të tillë, ne do të respektojmë datën e zgjedhjeve dhe do të angazhohemi në fushatë. Jemi në 2017 dhe jo në marsin e 1997 dhe nuk na ndal askush” deklaroi ai. Rama-PD: S’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike, ndaj kthehuni: Çadra e ngritur mes bulevardit si kështjellë rëre për t’u mbrojtur nga humbja e lirisë pas zbatimit të Vettingut dhe humbja e zgjedhjeve pas fushatës, di vetëm atë çfarë nuk do dhe pret atë që nuk do të vijë ndonjëherë. Nuk ka për të ardhur ndonjëherë lajmi: Vettingu nuk do të bëhet kurrë, prandaj dilni. S’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike, prandaj kthehuni, s’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për të shtyrë zgjedhjet, prandaj zgjohuni. Nuk ka për të ardhur nga rrufeja nga qielli që ta bëjë Kryeministrinë shkrumb e hi që të deklaroni fitoren.

Artikulli paraprakVLLAZNIA -TEUTA,PERFUNDON 0-0
Artikulli tjetërSHERR MASIV 9 PERSONA GODITEN ME NJËRI-TJETRIN