Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar pas debateve të djeshme në Parlament me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një status në twitter, Rama shkruan se vesi del me shpirtin, ndërsa kujton se Berisha ka furnizuar me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

Rama: Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.

Artikulli paraprakSTUDENTËT EKSELENTË, NIS SOT APLIKIMI PËR TU BËRË PJESË E POLICISË SË SHTETIT
Artikulli tjetërLLESHAJ: 150 UNIVERSITARË NË AKADEMINË E SIGURISË, HISTORIKE