Pas nisjes së ditës së 9-të të protestës së studentëve ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Ramës:

Të dashur studentë protestues,

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)

Artikulli paraprakPËRDORNIN KARTËMODHE FALSE, ARRESTOHET 1 SHTETAS, 2 SHPALLEN NË KËRKIM
Artikulli tjetërNIS PROTESTA E STUDENTËVE PARA KRYEMINISTRISË, GJIMNAZISTËT BOJKOTOJNË SËRISH MËSIMIN