Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Tahiri dhe zyrtarë të tjerë të policisë vizituan këtë pasdite panairin e hapur të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rama tha se kjo është mundësi të mirë për qytetarët për tu njohur me uniformat blu, ndërsa shtoi se së shpejti do bëhet prezantimi i uniformave. Rama: “Së shpejti po këtu do bëjmë një prezantim madhështor të gjithë uniformave të reja që do ta përfshijnë dhe policinë tonë të shtetit në standartet estetike europiane. Është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi sa shmë gjëra kanë ndryshuar në policinë e shtetit.Duhet të vazhdojmë për të bërë akoma më shumë gjëra që mbeten për tu bërë”. Kryeministri nuk kurseu indirekt komentet mbi zhvillimet e ditës së sotme mbi çështjen e përgjimeve. Rama: “Kur bie kaq shumë në sy ngjall shumë xhelozira dhe mllefe, po përtej kësaj qëndron një front i së keqes që pëpiqet ti rezistojë me gjithë mjetet këtij transformi të Policisë së Shtetit që nënkupton shkëputjen përfundimtare të policisë së shtetit nga prehri i krimit, nga kthetrat e politikës që u mësua ta përdorte policinë duke e vënë në dispozicion të interesave të paligjshme dhe çka nënkupton se sa më shumë policia e shtetit do sulmohet nga ai fron aq më shumë ne do të jemi të motivuar të çojmë më tej reformën, transformimin dhe për më tepër ajo që është dhe më e rëndësishmja, aq më shumë qytetarët do të jenë të motivuar të mbështesin policinë e shtetit. Mjafton të merreni sot qytetarët dhe ti pyesni për ngjarjet e ditës dhe do të dëgjoni nga qytetarët se më kë janë”.