Rama-shkodranëve: Ndëshkojeni PD-në për harresën 25-vjeçare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 qershorit. Rama kërkoi votën e shkodranëve në 18 qershor edhe si një ndëshkim për Partinë Demokratike, e cila sipas tij i ka marrë votat Shkodrës dhe e ka lënë në harresë prej 27 vitesh. “Prej 27 vitesh PD qeveris Shkodrën, dhe merr besimin e shumicës së shkodranëve si besim i dhënë gratis. e merr këtë besim duke vazhduar të luftojë me fantazmën e komunizmit dhe me një ndasi që e mban hapur jo për të ndihmuar Shkodrën, por për të mbajtur pushtetin mbi Shkodrën. Ne kemi dashur të bëjmë shumë më tepër për Shkodrën, nuk kemi bërë dot. Megjithatë, të paktën besoj se dy dimbolet e mëdha të Shkodrës, dinastinë e Marubëve dhe Vllazninë e Shkodrës i nderuam siç nuk i nderoi në 27 vjet, në çerekshekulli, PD-ja. Tani po i biem rrotull Shkodrës, aty ku nuk ka kap Voltana. Atë transformim bregdetar që i bëmë Vlorës, Himarës, do ta bëjmë edhe në Shkodër, liqenin e Shkodrës do ta kthejmë në një zonë turistike, që është lënë pasdore prej çerekshekulli, nga ata që i marrin votat SHkodrës, por Shkodra nasnjëherë nuk ua dha si- duhet notën. Shumë shpejt do të fillojmë ndërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë. S’do jetë më shteg dhish gjatë sezonit turistik. Ka ardhur koha që këtu në Shkodër, PD të marrë ndëshkimin e merituar për të gjithë harresën më shumë se çerekshekullore të Shkodrës. Cilido që shkon dhe voton PD-në, ne do vijojmë të punojmë me përkushtim sa të mundemi deri aty sa s’na del Voltana përpara rrugës. Transformimin e nisur në Malësinë e Madhe, Puke, Fushë Arrëz, do ta vazhdojmë edhe më shumë”, u shpreh Rama. Ironia/Rama: Voltanën s’do e merrja as për magaziniere Nga takimi me të rinjtë shkodranë, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje edhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Kreu i qeverisë tha se Voltana Ademi fle gjumë dhe se zgjohët vetëm kur ai viziton Shkodrën. “Të bëhemi bashkë që të mos ndahemi si tifozë të fanellave politike. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë nën flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit. Sot isha në Tiranë dhe Voltana ishte marrë me ne. Kishte thënë që Edi Rama mos e provoko Shkodrën. Por në fakt sa vij unë në Shkodër ajo zgjohet nga gjumi. Në fakt ajo kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim. Dhe tha që ajo ishte ngritur për ditën ndërkombëtare të familjes. Kështu tallet Voltana e njerëzit dhe me ata që e kanë votuar. Unë nuk e votoj dhe nuk e kam votuar. Unë kam qenë kryetar bashkie por Voltanën nuk e merrja as për magaziniere”, tha Rama.

Artikulli paraprakFRPD TENTON TE PENGOJE HYRJEN E RAMES NE SHKODER
Artikulli tjetërKAPET SASI E MADHE DROGE NË ITALI, ARRESTOHET SHQIPTARI