Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin e bërë dhe ka çuar mëngjesin e kësaj të hëne në shkollë Aurelin dhe Alesjon.. Ai i mori fëmijët nga shtëpia e tyre dhe I shoqëroi me makinë drejt shkollës.

Aureli është në klasën e parë dhe mirëseardhjen mësuesi së bashku me shokët dhe shoqet e reja të klasës ja uruan me uniformën e shkollës dhe një top futbolli.
Më pas kryeministri e dorëzoi Alesion në klasën e pestë.

10-vjeçari, Alesjo Cakonit, humbi motrën e tij Dritën si dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë. Për të shpëtuar nga tërmeti, ai u hodh nga kati i pestë, fatmirësiht pa lëndime dhe tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re.

Ndërkohë, Aurel Lala humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti i 26 nëntorit.Për të dy fëmijët qerveria ka caktuar një bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës.

Artikulli paraprakLAÇ, NIS SHEMBJA E PALLATEVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI
Artikulli tjetërBARDHAJ, MBETURINAVE I VIHET FLAKA NË MES TË DITËS