Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas deklaratës së Presidentit të Republikës Ilir Meta duke e akuzuar sërish se po përdor Presidencën për LSI-në. Teksa Kreu i Shtetit tha sot se Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë”, Rama i jep të drejtë dhe thotë ‘boll’.

“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”

Artikulli paraprakSHIRQ, BANORËT: INSTITUCIONET NDËRHYNË SHUMË VONË
Artikulli tjetërDO TË VOTONI MË 25 PRILL? KREU I KQZ: JA KU MUND TË KONTROLLONI EMRIN TUAJ NË LISTËN E ZGJEDHËSVE