Kryeministri Edi Rama e ka të qartë se presidenti Ilir Meta do ta kthejë paketën anti-shpifje për të cilën u shpreh i pa lëkundur se do të votohet sot në Kuvend. Kryeministri tha se AMA nuk zëvendëson gjykatën, pasi çështjet e shpifjes do të vijojnë të trajtohen në dyert e drejtësisë dhe jo të AMA-s.

“AMA nuk zëvendëson gjykatën, ajo është instanca ku konkludohet. Por gjykata dhe vetëm gjykata, shqyrton çështjet kur ngrihet problemi i shpifjes. Ligji e ka qartë fare këtë. Nuk ka ligj të përsosur, çdo ligj është i përmirësueshëm, por ne nuk mund ta shtyjmë në pafundësi në kërkim të perfeksionit, miratimin e ligjit sot.

Do miratohet sot, si një e drejtë e gjithkujt të mbrohet nga llumi i shpifjes, dhe ne do vazhdojmë punën për aspektet procedurale rregullatore, siç kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë tek e fundit, ligji është 100 % i përputhur me standardet ndërkombëtare. këtu jua them të konfirmuar 100 % me shkrim nga institucioni i përcaktuar për të ndjekur këtë proces, që është OSBE-ja.

Pasi u morën rekomandimet e OSBE, u aplikuan 100 % në tekst, u la detyra që procesi të vazhdojë me OSBE. Ky ligj do të kalojë sot, do apo jo Peçi Vasili, apo heronjtë tek dera e parlamentit. Unë me këta do të vazhdoj në gjykatë, nuk merrem me AMA-n, më janë bërë deri tani 60 çështje, mund të bëhen 6 mijë, këtyre nuk u ndahem, këta ose do të vinë në gjykatë të provojnë që ato që thonë janë të vërteta, ose do dënohen si fajtorë për përhapjen e shpifjeve.

Ato që thotë Kurani për ata që janë atje, janë shumë herë më të rënda se ato që do të them unë në ditën kur do të jem më i angazhuar se kurrë kundër tyre, po ju siguroj për këtë. Nga sot shqiptarët ta dinë që kanë një instrument nga janari, se para vitit të ri do na e kthejë presidenti”, tha Rama.

Artikulli paraprakTËRMETI NUK ‘KURSEN’ AS MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR, MINISTRIA MBYLL INSTITUCIONIN
Artikulli tjetërHAJDARI-RAMËS: JE I LODHUR, TË KA IKUR KOHA. KRYEMINISTRI: JE E FRESKËT, NUK TË KA ARDHUR KOHA