Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd.

“Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh me kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjidhja është Ballkani i Hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjdhje e Ballkanit të Hapur.

Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera do të ishin pjesë e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, tha Rama.

Artikulli paraprakMASSAFRA: BOTA NË RREZIK, TË MBROJMË NATYRËN
Artikulli tjetër“SHUMË VITE PAS TAKIMIT TE TITOS ME ENVER HOXHËN, TAKIMI ME RAMËN ISHTE…”, VUÇIÇ: MARRËDHËNIET TONA JANË NË MAKSIMUMIN E TYRE HISTORIK