Shqipëria nuk do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Këtë qëndrim të ripërsëritur kryeministri Edi Rama e ka shprehur edhe në një intervistë për televizionin maqedonas Telma.Gjatë intervistës së zhvilluar në ambientet e kryeministrisë zoti Rama është kujdesur të hedhë poshtë të gjitha keqkuptimet që u ngritën pas deklaratës së tij në muajin maj.
“Shqipëria nuk do të vendosë veto në NATO. Plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit është i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet”, – tha kreu i qeverisë shqiptare. Në fokus të intervistës u vendos edhe përleshja mes policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë, komunën e banuar nga shqiptarët e cila u përgjak me jetë të humbura. Rama përçoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë shqiptare se vetëm një hetim transparent dhe i pavarur do të ishte një ndihmesë për të gjithë në rajon. “Hetimi i pavarur dhe transparent për incidentin në Kumanovë do të jetë një ndihmesë për të gjithë”, ka thënë Rama ndër të tjera në intervistën për televizionin Telma