Ditën e shtunë do të nisë sërish plani i riatdhesimit dhe fluturimet do të nisin nga Roma. Në komunikimin për mediat, Rama tha se qytetarët duhet të prenotojnë hotelet ku duhet të vetëkarantinohen.
“Kemi gati planin për të hapur plann riatdhesimit dhe sipas gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisim fluturimet nga Roma. Do prenotojnë vetë hotelin përkatës si struktura karantine. Këtë luftë kemi vetëm një rrugë. Atë që duhet si rruga më e gjatë, kjo është rruga ta fitojmë me nder dhe shëndet. Për ata që është kaq e vështirë, besoj se duke parë vendet e tjera dhe duke parë familjen përditë, besoj se rrugë më të drejtë se kjo nuk ka! Prandaj durim, besim dhe kurajo, më herët se vonë ne do të ndihemi të gjithë krenarë”, tha Rama.